![Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona](images/news/investimet pet blerje shtepiee 4 m.jpg)
Cmimet e shportes baze, shqiptaret blejne buken dhe qumeshtin me te shtrenjte ne rajon
Shpenzimet për ushqime zënë peshën më të madhe në buxhetin e familjeve. Ushqime bazë të shportës, si qumësht, buka, vezët, djathi, orizi apo dhe perimet marrin pjesën më madhe të të ardhurave të familjes.
Duke krahasuar të dhënat për rajonit, të cilat janë të mbledhura nga portali Numbeo që ka një databazë të kostove të jetesës, çmimet e pasurive të paluajtshme, përkujdesin shëndetësor, ndotjen, trafikun dhe cilësinë e jetës për të gjitha shtetet në botë, shikojmë Shqipëria ka çmimet më të larta për produktin e bukës dhe të qumështit.
Buka
500 gramë bukë e bardhë kushton në Shqipëri 0.54 cent, referuar të dhënave të Numbeo.com. Ndërsa në Prishtinë, të njëjtën masë buke mund ta blesh për vetëm 0.29 cent. Në Beograd, 500 gramë bukë e bardhë kushton 0.4 cent.
Qumështi
Produkti tjetër më i shtrenjtë është qumështi. Për një litër qumësht shqiptarët paguajnë mesatarisht 0.92 cent, më shtrenjtë se i gjithë rajoni. Të njëjtën sasi, shqiptarët e Kosovës e blejnë në Prishtinë mbi 10 lekë më lirë. Sarajeva është kryeqyteti ballkanik me çmimin më të lirë të qumështit, ku një litër blihet për 0.69 cent. Produktet bazë në përgjithësi prodhohen nga industria vendase dhe duke qenë se një pjesë e mirë e industrisë vendase nuk është konkurruese dhe operon me kosto të larta, çmimet për disa produkte janë më të shtrenjta se rajoni.
Veza dhe djathi
Për sa i përket vezëve, një duzinë me vezë, që është dhe standardi i paketimit kushton në Shqipëri mesatarisht 1.11 euro. Çmimin më të shtrenjtë të vezëve e ka Sarajeva, ku një pako standarde kushton 1.36 euro. Edhe djathi kushton më shtrenjtë në Sarajevë, ku një kilogram bën 5.77 euro. Më lirë djathi kushton në Prishtinë, ku një kilogram është 3.58 euro.
Shqipëria, shteti që shpenzon më shumë për bukë dhe drithëra në Europë
Sipas tabelave të publikuara më herët nga Instituti Europian i Statistikave (Eurostat), shpenzimet nominale për bukë dhe drithëra, si përqindje e Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP) ishin 4.9%, më të lartat në Europë. Shteti i dytë pas nesh është Mali i Zi, me 3.9% të GDP-së si shpenzime për bukë dhe drithëra, i ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina me 3.3% dhe Maqedonia me 2.9%. Listën e vijon sërish një vend i Ballkanit Perëndimor, Serbia, me 2.7% (të dhënat për Kosovën mungojnë). Edhe Greqia, ndonëse një vend në Bashkimin Europian, shpenzon 2.7% të GDP-së për bukë dhe drithëra.
Mesatarja e vendeve kandidate dhe potenciale kandidate (përjashtuar Turqinë dhe Kosovën) është 3.3% e GDP-së, shumë më e lartë se mesatarja prej 1.1% e 28 vendeve të Bashkimit Europian. Të dhënat e Eurostat tregojnë se jo vetëm shqiptarët shpenzojnë më shumë për të siguruar këtë nevojë bazë jetike, por kjo përqindje është më e lartë se 10 vjet më parë. Në 2007-n, viti më i hershëm kur i raporton të dhënat INSTAT, kjo përqindje ishte 4.4, ndërsa në 2016-n u shënua niveli maksimal prej 4.9% e PBB-së (të dhënat e Eurostat janë përditësuar në qershor 2017). Në vlerë absolute, shpenzimet mesatare për banor për bukë e drithëra janë 183 euro në vit, më të lartat në rajon. Vendet e zhvilluara shpenzojnë më shumë për frymë për këtë produkt, pasi është më i shtrenjtë, por për shkak të të ardhurave të larta, ai nuk rëndon në xhepat e tyre./ Monitor
Më të lexuarat
![Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona](images/news/investimet pet blerje shtepiee 4 m.jpg)
![BE: Serbia nuk mund te behet anetare pa normalizimin e raporteve me Kosoven BE: Serbia nuk mund te behet anetare pa normalizimin e raporteve me Kosoven](images/news/serbia anetare me kuste be.jpg)
![OKB: 120 milione persona jane zhvendosur me force ne bote OKB: 120 milione persona jane zhvendosur me force ne bote](images/news/njerey te zhvendosur nga gaza.jpg)
![Banka e Shqiperise firmos aplikimin zyrtar per anetaresimin e Shqiperise ne SEPA Banka e Shqiperise firmos aplikimin zyrtar per anetaresimin e Shqiperise ne SEPA](images/news/sejko marreveshja sepa.jpg)
![BE njofton per tarifa me te larta per automjetet elektrike kineze BE njofton per tarifa me te larta per automjetet elektrike kineze](images/news/tarifa shtese per makinat kineze.jpg)
![Se shpejti vjen e-Albania 2.0, portali i sherbimeve i nenshtrohet ridizajnimit Se shpejti vjen e-Albania 2.0, portali i sherbimeve i nenshtrohet ridizajnimit](images/news/e albania ridizajnim.jpg)
![Media italiane: Zbuloni Lukoven dhe Ksamilin, ideale per pushime verore Media italiane: Zbuloni Lukoven dhe Ksamilin, ideale per pushime verore](images/news/lukova dhe ksamili media italiane.jpg)
![Shqiperia mes 4 vendeve me shpenzimet me te uleta per pensionet Shqiperia mes 4 vendeve me shpenzimet me te uleta per pensionet](images/news/shpenzimet per pensionett ne europ dhe al.jpg)
![Gallup, 46 per qind e punesuarve ne Shqiperi perjetojne stres te perditshem Gallup, 46 per qind e punesuarve ne Shqiperi perjetojne stres te perditshem](images/news/stres te punesuar ne shqiperii.jpg)
![Privati nuk po ndjek shtetin, jep paga 20 per qind me te uleta Privati nuk po ndjek shtetin, jep paga 20 per qind me te uleta](images/news/rrogat ne privat te uleta.jpg)